Loading…
Nesër hapet festivali ndërkombëtar i monodramës “MonoAkt”
  • 15/06/2017 | 17:13

...

Nga data 15 deri më 21 qershor do të mbahet festivali ndërkombëtar i monodramës “MonoAkt”, ndërsa hapja solemne bëhet nesër në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

Sikurse viteve tjera, edhe edicioni i 9-të i këtij festivali sjell monodrama nga shumë vende të botës.

Drejtori i festivalit ndërkombëtar të monodramës “MonoAkt”, Mentor Zymberaj tha se edhe në këtë edicion kanë tentuar të sjellin risi dhe se ia kanë arritur qëllimit, pasi kanë sjellë monodrama ndërkombëtare të suksesshme.

Zymberaj: Edhe kësaj radhe konkurrenca është e madhe.

“Sikurse në secilin festival që jemi munduar të jemi më të veçantë dhe për ne qëllimi ynë kryesor ka qenë që të arrijmë të sjellim monodramat me të realizuara dhe të suksesshme të niveleve ndërkombëtare, këtë e kemi bërë edhe kësaj radhe, kemi arritur qëllimit. Jemi të kënaqur me konkurrencën e artistëve ndërkombëtarë”, tha Zymberaj.

Pas themelimit të këtij festivali, Zymberaj tha se janë anëtarësuar në shumë asociacione ndërkombëtare, gjë e cila iu kanë mundësuar zhvillimin e monodramës në Kosovë, meqë monodrama është ndër gjinitë me të vështira skenike për t’u trajtuar dhe luajtur.

Zymberaj: Kemi arritur ta zhvillojmë monodramën me këtë festival

“Monodrama si gjini skenike është një nga gjinitë me të vështira skenike dhe është trajtim i artistëve të veçantë, artistëve që kanë një guxim, pasi që vërtetë qoftë nga koncepti redaktorial apo regjia, apo edhe loja e aktorëve në fund është më e vështirë si trajtim skenik. Ne ia kemi dalë deri me tani gjatë këtyre 9 edicioneve ta zhvillojmë monodramën në nivele të ndryshme, duke sjellë së pari shfaqje nga mbarë bota të verifikuar, me një cilësi të lartë, me një selektim shumë profesional”, tha Zymberaj.

Disa nga shfaqjet që adhuruesit e monodramës do të mund t’i shohin në këtë festival janë Mbretëresha e Bosnjës, Loja e Pafund, Boboqka, Ëild Child in the City, From Front and From Behind dhe shfaqje tjera.

Po ashtu, gjatë këtyre gjashtë ditëve të festivalit, nuk do të mungojnë as vizitat në vende të ndryshme të Kosovës si pjesë kulturore e këtij festivali, me të cilën synohet promovimi i vendeve turistike që ka Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë