Loading…
Nesër vendimi: Serbia kërkesë për ekstradim, Kosova për lirim
  • Jan 11, 2017 | 23:04

...

Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me 70 faqe dokumente, të përkthyera në gjuhën frenge.


Gjykata e apelit në Paris, ka marrë parasysh ankesën nga avokati i Haradinajt në të cilën kërkohet lirimi i Haradinajt me kusht, duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.

Ish-kryeministri Haradinaj është arrestuar më datën 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse në shtetin e Francës me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, dhe ai ende po mbahet në paraburgim, transmeton gazetametro.net

Serbia është duke e kërkuar Haradinajn për shkak të dyshimeve se ai ka kryer krime të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, në zonën e Dukagjinit, akuza këto të cilat nuk ishin të përfshira në padinë kundër tij që ishte ngritur nga gjykata e Hagës, me ç’rast Haradinaj ishte liruar.

Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë e Kosovës dje ka deklaruar se i kanë dërguar disa kërkesa për lirimin e Haradinajt. Ata thanë se kanë ofruar shembuj të arrestimit dhe lirimit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët ishin arrestuar në mënyrën e ngjajshme si Haradinaj.

Ekspertët ndërkombëtarë, vlerësojnë se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi vetëm nëse krimet për te cilat ai akuzohet nga prokuroria serbe ndryshojnë nga ato krime për të cilat ishte i akuzuar dhe në fund u lirua nga tribunali i Hagës.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i shoqatës së avokatëve ndërkombëtarë tha se “Serbia duhet ta pranojë që kjo është çështje e ndjeshme politike dhe duhet të kërkojë nga Franca që të ngritë aktakuzë ndaj Haradinajt si dhe ta gjykojnë në Paris”.

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt duke thënë se “situata të tilla nuk janë të dobishme” dhe se më tej duhet të punohet rreth rregullimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë zbatimin e një marrëveshje mbi gjyqësorin.

Në anën tjetër qeveria franceze në një njoftim të shkurtë tha se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk ka prapavijë politike, por ka të bëjë më çështje të drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë