Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se nesër do të vendosë për masën e arrestit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Diasporës (P.M) dhe gardianit të Shkëmbimit korrektues (S.V), të cilët dyshohet se në bashkëpunim, kanë shkëmbyer shumën e parave prej 3.000 eurosh, me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Zyra për Informim e Gjykatës Themelorë në Prishtinë.
‘Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me caktimin e seancës për masë të sigurisë për dy të arrestuarit S.V dhe P.M.
‘Seanca dëgjimore për caktim të masës së sigurisë është caktuar të mbahet nesër paradite’, kanë thënë nga kjo Zyrë për Metron.
Të arrestuarit dyshohen për 3 vepra: ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe ‘përvetësim në detyrë’.
Siç njoftoi Policia gjatë ditës, dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazetametro.net
http://gazetametro.net/arrestohet-zyrtari-i-ministrise-se-diaspores-ia-dha-3-mije-euro-nje-roje-te-burgut/