Loading…
Neville tha që Liverpooli duhet ta harrojë Ligën e Kampionëve – Klopp ka një përgjigje fantastike për të
  • 14/09/2018 | 14:09

...

Liverpooli po shikon që ta rikthejë titullin e kampionit në Angli pas gati tri dekadave dhe këtë edicion i ka mundësitë më të mira pasi ka startuar frikshëm në kampionat


Liverpooli ka grumbulluar pikët e plota pas katër xhirove të para në Premier League dhe është njëri nga pretendentët për të fituar kampionatin anglez, transmeton GazetaMetro.

Madje edhe legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville beson se rivalët e përbetuar mund ta fitojnë Premier League këtë edicion, por duhet që ta harrojnë Ligën e Kampionëve.

“Si një tifoz i Unitedit unë jam shumë i shqetësuar. Kjo treshe[Mane,Salah,Firmino] gjithmonë ka qenë fantastike dhe tani edhe mefusha është përmirësuar shumë,” ka thënë Neville.

“Futbolli që po e luajnë nën urdhërat e Kloppit është fantastik. Si një tifoz i United kjo gjë më brengos shumë pasi është akoma ky mentalitet ‘Cilado skuadër le të fiton përveç Liverpoolit’,”.

Por, Neville ka thënë që Liverpool duhet që ta neglizhojë Ligën e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve – nëse do të isha si Liverpool, nuk do t’i kushtoja shumë rëndësi,”.

Por, tani Jurgen Klopp ka një përgjigje për Nevillen.

“Si do të funksiononte kjo? Klopp i tha gazetarit në konferencën për shtyp.

“Ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve apo çfarë? Gary duhet të vijë dhe më tregoj saktësisht se si funksionon kjo. Si përgatitet për një lojë kur nuk përqendroheni në të? Nuk e kuptoj, Të luajmë me fëmijë apo çfarë? Kjo do të ishte qesharake.

“Vitin e kaluar unë nuk mendoj se Gary Neville do të kishte thënë ‘le të fitojë City Ligën e Kampionëve’. Ulur në një zyrë duke folur për futbollin është ndryshe nga puna që bëjmë ne.

“Çfarë tha ai për Manchester United në këtë rast? Klubi në të cilin ai është më i interesuar. Asgjë?,” përfundoi tekniku gjerman. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë