Gazeta e njohur amerikane, New York Times, ndër nëntë librat që u ka rekomanduar lexuesve për këtë javë, ka zgjedhur edhe librin e titulluar “Kamarja e turpit” të shkruar nga romancieri i njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Madje gazeta e njohur prestigjioze në listën që ka krijuar ku u rekomandohen lexueseve librat që duhet lexuar, iu ka referuar Ismail Kadaresë si novelisti i madh shqiptar.
Libri që mban titullin “Kamarja e turpit” është përkthyer në gjuhën angleze nga John Hodgson, shkruan New York Times.
“Kërkimi për një kokë të prerë të pashës rebel (Ali Pashë Tepelenës) shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978. Një legjendë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të” ka shkruar Hodgson.