Loading…
News Growl shkruan për Vlora Çitakun: Është ambasadorja më me stil në Washington |PAMJE
  • 12/01/2019 | 08:19

...

Kosovarja Vlora Çitaku është konsideruar ambasadorja më me stil në Washington.


Revista prestigjioze News Growl i ka kushtuar një artikull ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ku thuhet se ka pak diplomatë në Washington që i afrohen asaj për nga moda.

“E gjallë, magjepsëse dhe dinamike, Çitaku ka bërë një rrugë të gjatë që kur ka qenë si refugjate gjatë luftës që u zhvillua në Kosovë”.

“Ajo u emërua ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, në gusht të vitit 2015”.

Kjo revistë thekson se marrëdhëniet me SHBA-të janë veçanërisht të rëndësishme për kosovarët për shkak të intervenimit ushtarak gjatë luftës të vitit 1998-99, transmeton Klan Kosova.

“Nëse dikush do të më kishte thënë 18 vjet më parë, gjatë kohës kur unë isha refugjate, se një ditë unë do të bëhesha ambasadore, nuk do ta kisha imagjinuar se kjo mund të ndodhte me të vërtetë”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë