Loading…
Neymar kërkon trajner të ri, këta janë emrat për stolin e PSG’së
  • 14/11/2017 | 18:32

...

Edhe pse rezultatet e ekipit janë të mira, situata brenda ekipit të PSG’së nuk është aspak e mirë. Neymar, ylli i transferuar për 222 milionë euro, nuk ka marrëdhënie të mirë me trajnerin Unai Emery dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ai të shkarkohet.


Sipas mediave franceze, Neymar ka propozuar te shefi i tij, Nasser al-Khelaifi, që trajner i ri në PSG të jetë njëri nga Antonio Conte, Jose Mourinho ose Diego Simeone.

Sa i përket emrit të parë, italiani ka qenë pranë largimit nga Chelsea dhe thuhet që nuk do të vazhdojë te Chelsea pas këtij sezoni, kurse trajneri i United, Mourinho, raportohet se tashmë ka pasur kontakte me PSG dhe kjo lëvizje është e mundur.

Ndërkaq, Diego Simeone vlerësohet si opsioni më i vështirë, pasi ai është pranë arritjes së një marrëveshje të re me Atleticon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë