Loading…
Neymar më shumë frizura se gola në Botëror
  • 07/07/2018 | 17:46

...

Ylli i Brazilit, Neymar, nuk ka qenë në gjendje që ta dërgojë kombëtaren e tij më larg se në çerekfinale, ku u eliminua nga Belgjika në ndeshjen që u zhvillua dje në Botërorin e Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, përveç dështimit sportiv, lojtari më i shtrenjtë në botë ka irrituar shumë njerëz edhe në aspektin njerëzor, pasi ka përdorur aftësitë teatrale në fushë në tentim për të fituar penallti apo për të çuar kundërshtarët drejt ndëshkimeve nga gjyqtari.

Ish-lojtari i Barcelonës ishte më i faulluari në Botëror, mirëpo në shumicën e rasteve i ekzagjeronte dhimbjet dhe rrëzohej lehtë në fushë, duke irrituar rivalët dhe përcjellësit e futbollit.

Një element interesant është edhe fakti që Neymar ka ndërruar më shumë frizurën gjatë Botërorit se sa që ka shënuar gola, shembull që ilustron më së miri kontributin e tij në Rusi. Neymar ka bërë tri frizura e vetëm dy gola në Botëror!

Përkundër famës së Neymar, lojtari kryesor i Brazilit ishte Coutinho, i cili pati më shumë kontribut direkt në golat e kombëtares me asistime dhe gola. /gazetametro.net

Shakatë me teatrin e Neymarit nuk kanë fund, shihni këto pamje për të qeshur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë