Loading…
Neymar, Messi, Ronaldo – Kush do të jetë golashënuesi më i mirë në Botëror
  • 14/06/2018 | 14:52

...

Kampionati Botëror në Rusi bashkon lojtarët më të mirë në botë, përmes kombëtareve që duan të bëjnë historinë në turneun më të rëndësishëm në botë, shkruan Gazeta Metro.

Neymar, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Luis Suarez e Sergio Aguero janë disa prej yjeve që pritet të jenë vendimtarë për ekipet e tyre.

Nëse bazohemi në parashikimet e ekspertëve të shtëpive më të mëdha të basteve në botë, Neymar është lojtari që ka më shumë gjasa për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Brazili pritet të jetë një nga kombëtaret më të forta dhe Neymar është ylli kryesor i tyre.

Pas tij vjen një tjetër amerikano-latin. Messi mëton të jetë një nga lojtarët më të mirë në histori dhe me Botëror do të hynte në këtë garë.

Këta janë 10 lojtarët që konsiderohen favoritë për të shënuar më së shumti gola.

1.Neymar (Brazil)

2.Lionel Messi (Argjentina)

3.Antoine Griezmann (Francë)

4.Timo Werner (Gjermani)

5.Harry Kane (Angli)

6.Romelu Lukaku (Belgjika)

7.Gabriel Jesus (Brazili)

8.Cristiano Ronaldo (Portugali)

9.Edinson Cavani (Uruguaj)

10.Luis Suarez (Uruguaj)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë