Loading…
Nga CIA te FBI: Hapet muzeu i spiunazhit në New York
  • 11/03/2018 | 08:59

...

James Bond-i që keni brenda vetes e zbuloni në “Spyscape”, muzeu i ri që sapo është hapur në Nju-Jork, vetëm disa godina larg Sheshit “Times”, kushtuar botës së agjentëve sekretë.


“Spyscape” është një muze, është një hyrje në botën e spiunazhit, një udhëtim në zbulimin e aftësive personale.

Është një muze, sepse paraqet historitë më të jashtëzakonshme të botës së spiunazhit dhe personazhet që kanë qenë protagonistë, mes të cilëve edhe Eric O’Niel, ish-agjent i FBI-së që mundësoi kapjen e Robert Hanssen, gjithashtu agjent i FBI-së që akuzohej se ishte fillimisht agjent i BRSS-së dhe më pas Rusisë; apo të Kane Gamble, adoleshenti që arriti të lëshojë një sulm kibernetik në kompjuterët e CIA-s.

Është një hyrje e plotë në botën e agjenturës, sepse me eksperiencën interaktive “Spy Challenges” vizitorët mund të testojnë aftësitë e tyre prej 007.

Në fund, udhëtimi në zbulim të personalitetit që shërben për të përcaktuar një “Spy Profile” sipas rrezikut që mund të tolerosh dhe forcës mendore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë