Loading…
Nga Londra në Tokio me tren: Hekurudha e propozuar nga Vladimir Putin (Foto/Video)
  • 12/09/2017 | 17:11

...

Hekurudha trans-siberiane mund të shtrihet deri në Japoni, kjo për shkak të një propozimi nga qeveria e Rusisë. Dy vendet janë në mes të diskutimeve serioze për ta ndërtuar një urë të gjatë 45 kilometra e cila do t’i lidhte ato me tren.


Nëse ura ndërtohet, do të ketë mundësi që me tren të udhëtohet nga Tokio në Londër të Britanisë së Madhe.

Presidenti rus, Vladimir Putin synon që të rrisë investimet në pjesët lindore të vendit. Së fundi ai ka qenë nikoqir i forumit ekonomik lindor të Rusisë, ku planet për këtë lidhje janë bërë të ditura, përcjell Gazeta Metro.

Ky hap mund të jetë i rëndësishëm për të dy vendet; të dy shtetet asnjëherë nuk nënshkruan një marrëveshje formale për paqe pas luftës së dytë botërore, kështuqë ky propozim është quajtur historik.

13518.49 kilometra hekurudhë do të lidhin Londrën me Tokion me projektin ambicioz të propozuar nga qeveria ruse, që do të mundësonte kalimin e detit me tren.

Sergei Ivanov, këshilltari për ambient i Putinit tha se një marrëveshje e tillë është ëndërr e kamotshme. Ai poashtu tha se nga kjo do të përfitonte edhe prodhimtaria e gazit në Rusi.

Momentalisht njerëzit udhëtojnë nga Londra në Moskë me tren, për t’u lidhur pastaj në hekurudhën trans-siberiane. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë