Loading…
Nga një muaj paraburgim për zv.ministrin e AAK’së dhe dy të tjerët
  • 21/10/2018 | 16:57

...

Zëvendësministri Musa Cena dhe personat e tjerë, Hazër Shehu dhe Nysret Shala, ju është caktuar nga 1 muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata ka vendosur kësisoj në bazë të kërkesës së Prokurorisë, e cila ka dërguar kërkesën tek Gjykata Themelore që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe personat e tjerë,  njofton gazetametro.net.

Musa Cena dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqperdorim i Pozites apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do te ndermerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë gjatë ditës së djeshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë