Loading…
Nga Pirlo te Maldini, yjet e futbollit italian siç nuk i keni parë që shumë kohë
  • 22/05/2018 | 22:37

...

Mbi 50 kampionë të dikurshëm të futbollit botëror, u bënë bashkë në ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlos një natë më parë në “San Siro”.

Emocione të jashtëzakonshme përjetuan të pranishmit që kishin mbushur stadiumin duke parë yjet që i kanë duartrokitur për vite me radhë.

Ronaldo, Maldini, Totti, Del Piero, Shevchenko, Inzaghi, Cafu, Buffon, Lampard, Pato, Vieri, Tevez, Baggio, Cassano, Nesta, Sedorf, Gatuzo, e shumë të tjerë u mblodhën nga Pirlo.

Por pas mbylljes së ndeshjes për ish-yjet e futbollit italian aty nisi festa. Një video është publikuar ditën e sotme, ku ata që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme ndër vite nuk i mbajnë më këmbët.

Gattusso, Ambrosini, Maldini e të tjerë e kanë tejkaluar me pijen ndërsa mundohen të përshëndesin edhe një herë yllin e futbollit italian Andrea Pirlo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë