Ata kanë kërkuar që për rritje të eksportit të ketë stimulim ose subvencionim nga Qeveria, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithashtu kanë kërkuar që Qeveria të nxjerrë ligje dhe rregulla në favor të prodhimeve vendore.
Këto kërkesa ata i kanë paraqitur në një takim që kanë mbajtur të premten me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, dhe me ministren e Tregtisë e Industrisë, Hykmete Bajrami.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendorë, Astrit Shabani, u ka thënë zyrtarëve qeveritarë se ata duhet të nxjerrin ligje dhe rregulla në favor të prodhimeve vendore.