Loading…
Nga sot ndryshim drastik i motit | TABELA për 5 ditë
  • 13/06/2018 | 23:54

...

Siç parashikojnë meteorologët, gjatë ditëve të ardhshme do mbretërojë mot jostabil, me shtrëngata me shi.


14.06 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

15.06 – Mot më i freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

16.06-17.06 – Të shtunën mot kryesisht me vransira, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

8.06 – Mot kryesisht me vransira. Pasdite priten shtrëngata me shi.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12C deri 14C, e ato maksimale do të zbresin deri në 21C, ditën e premte, e pastaj do të rriten deri në 25C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike, pasi ka zbritur nën vlera nomale, gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë