Loading…
Nga Xhaka e Shaqiri, te kombi kosovar, identitet që s’bëhet kurrë
  • Nga

  • ALBAN ZENELI

  • 09/07/2018 | 13:23

...

Prandaj, identifikimi me një komb të përbashkët siç pretendojnë disa nga fytyrat publike në Kosovë është i pamundur, asnjëherë ky identitet nuk do bëhet identiteti kryesor. Sepse për të ndodhur kjo duhet asimiluar shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët e të tjerët, për t’i shndërruar më vonë në kosovarë. Pra, thënë shkurt gjë që s’bëhet.


Tentimi për të shpjeguar patriotizmin në disa debate televizive po përfundon në debat për identitetin. Ky debat merr flakë sidomos në rastet e sporteve dhe tifozëve, e në rastin tonë shqiponja dyduarshe e Granit Xhakës dhe XherdanShaqirit ishte motivi i këtij diskutimi.

Kjo gjë nuk ndodhë rastësisht, pasi që për të debatuar për patriotizmin si demonstrim, duhet të identifikohet mbi çfarë baze mund të quhet një akt si i tille. Kategoritë identitare dhe nënkategoritë e tij janë përcaktuese në mënyrën e sjelljes dhe veprimeve tona si individ.

Aktualisht, tendenca për ta vënë në kategori kryesore të identitetit të qytetareve të Kosovës, përkatësinë shtetërore (disa e quajnë komb) para kategorisë kombëtare në rastin e shqiptareve, serbëve dhe te tjerëve është e pasaktë. Fillimisht, asnjë shqiptar në Kosovë nuk ndjehet më shumë kosovar sesa shqiptar, asnjë serb nuk ndjehet më shumë kosovar sesa serb, asnjë turk në Kosovë nuk ndjehet më shume kosovar sesa turk, etj.

Prandaj, përkatësia shtetërore në rastin e Kosovës nuk është kategoria kryesore identitare, është identifikimi i dyte në rastin më të mirë. Kjo gjë ndodhë për arsyen e thjeshtë sepse shqiptaret kanë kujtesë të përbashkët të historisë kombëtare, heronj të përbashkët, gjuhë të përbashkët, e shumë elemente tjera identitare që e bëjnë “shqiptarinë” kategorinë kryesore të identitetit.

Edhe serbet e Kosovës, kategorinë kryesore të identifikimit të tyre e kanë përkatësinë e tyre kombëtare pikërisht për shkak të të njëjtave arsyeve si shqiptaret, duke shtuar këtu edhe identifikim fetar panortodoks.

Prandaj, identifikimi me një komb të përbashkët siç pretendojnë disa nga fytyrat publike në Kosovë është i pamundur, asnjëherë ky identitet nuk do bëhet identiteti kryesor. Sepse për të ndodhur kjo duhet asimiluar shqiptaret, serbet, turqit, boshnjakët e të tjerët, Për t’i shndërruar më vonë në kosovarë. Pra, thënë shkurt, gjë që s’bëhet.

Me fol me terma sportiv, “kosovarizmi” kurrë ose se paku për një mijë vjet me këto kushte gjeopolitike, nuk do e zërë kreun e podiumit, gjithmonë do fitoi medalje argjendi ose bronzi, pra do te jete një subidentitet i të gjithëve.

Zgjidhja për të dale nga këto dilema është e thjeshtë, Kosova duhet të jetë identifikimi shtetëror i të gjithëve “si Zvicra”, por pa tentuar t’i eliminoj identitetet tjera sepse thjeshtë, është pamundur.

E kam të qartë që ky problem është shumë i komplikuar sesa faktet e mësipërme, megjithatë ky shpjegim shpresoj të na ndihmoj në qartësimin e ideve për mënyrat se si duhet t’i qasemi shtetit dhe shoqërisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë