Loading…
Ngjarja që tronditi botën: Ku ishte fshehur helmi me të cilin u helmua ish-spiuni rus
  • 17/03/2018 | 18:51

...

Helmin me të cilin u helmua ish- spiuni rus ishte fshehur në valixhen e vajzës së vet para se ajo të udhëtonte nga Moska për në Britani, shkruajnë mediumet britanike duke iu referuara burimeve të panjohura.


Skripal që kishte 66 vjet dhe vajza e tij 33 vjeçe Julia, me 4 mars u gjetën pa vetëdije në një ulëse para qendrës tregtare në Salisbury në jug të Anglisë., dhe që atë ditë janë në gjendje kritike në spital, transmeton gazetametro.net

Vajza e tij, Julia Skripal ka arritur në Londër nga Rusia me 3 mars, informatë kjo e treguar nga policia antiterroriste.

Policia është në hetime për të zbuluar nëse në rrobat, pajisjet e kozmetikës ose dhuratat të cilat janë gjetur në shtëpinë Skripalëve a ka pasur helm apo jo.

Ata thonë se këta dy u helmuan me helmin nervor, helm ky i cili është bërë nga ushtria sovjetike.

Londra e fajëson Moskën për këtë helmim dhe ka njoftuar që po ti largoj 23 diplomatet të cilët mendohen të jenë spiunë të fshehur.

Britania, SHBA, Gjermani dhe Franca së bashku kërkuan të enjtet nga Rusia të tregoj se si u përdor ky helm ne tokën britanike.

Nga ana tjetër Rusia ka hedhur poshtë akuzat dhe e akuzon Londrën për nisjen e valës së histerisë anti-ruse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë