Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Policia ka konfirmuar se foshnja një ditëshe është gjetur e vdekur, dhe se lidhur me rastin është arrestuar e ëma e viktimës.
Rasti është cilësuar si vrasje nga policia, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në mbajtje .
Viktima dhe nëna e saj i takojnë nacionalitetit romë, ndërsa kanë jetuar në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i foshnjës është dërguar për obduksion në Mjekësinë ligjore.