Loading…
Ngrirja e liqeneve nuk ndikon në cilësinë e ujit të pijshëm
  • Jan 11, 2017 | 23:39

...

Temperaturat e ulëta dhe acari i ditëve të fundit ka bërë që të ngrihen edhe liqenet, ai i  Batllavës e i Badovcit prej nga ku Prishtina furnizohet me ujë të pijshëm.

Por, ngrirja e tyre nuk ndikon në cilësinë e ujit të pijshëm.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arbërie Zogjani.

“Nuk ndikon absolutisht, ngricat nuk kanë ndikim në cilësinë e ujit, këto ngrica po na shkaktojnë problem në furnizim me ujë të pijshëm por nuk kemi ndonjë problem tjetër, cilësia e ujit është si zakonisht”.

Zogjani që ishte e ftuar në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme me gypat dhe orëmatësit në të gjithë zonën e shërbimit.

“Kemi probleme me ngrirjen e gypave dhe më pas pëlcitjen e tyre, kryesisht në të gjithë zonën e shërbimit, jo vetëm në zonën e Prishtinës. Kemi pasur më shumë se gjashtë raste të lajmëruara, për të cilat ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi sanuar këto probleme teknike që kanë ndodhur si pasojë e temperaturave të ulëta”.

“Kemi pasur edhe raste të pëlcitjes së xhamave të ujëmatësve, ku 19 prej tyre janë ndërruar gjatë ditës së sotme. Ju bëjmë thirrje konsumatorëve që kanë probleme të tilla, që të mos i ndërrojnë ujëmatësit pa prezencën e profesionistëve”.

Ajo poashtu ka bërë apel tek qytetarët se si të kujdesen për ujëmatësit dhe rezervuarët e ujit, në mënyrë që të mos kenë telashe.

“Ne kemi bërë apel përmes mediave që të bëhet termo-izolimi i orëmatësve, që të izolohen me batanije ose stiropor që të parandalohet pëlcitja e xhamave të tyre. Poashtu ju bëjmë thirrje konsumatorëve që përdorin rezervuarët e tyre që të mos i lënë ata të mbushur në tërësi dhe si pasojë të vijë deri tek ngrirja e tyre”.

Ajo ka thënë poashtu se temperaturat e ulëta nuk kanë ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm, pasi sipas saj, furnizimi është stabil dhe po aplikohet orari i zakonshëm i reduktimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë