Loading…
Ngriten tensionet, Rusia kërcënon se do t’i hakmerret Norvegjisë
  • 14/06/2018 | 17:12

...

Norvegjia do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të dërgojnë më shumë marinsa në vendin skandinav.


Këtë vendim Norvegjia e ka marrë të martën. Aktualisht në Norvegji ndodhen rreth 330 marinsa, ndërsa Norvegjia po i kërkon edhe 700 marinsa të tjerë nga viti 2019, transmeton gazetametro.net

Por, ky vendim i Rusisë për ftimin edhe të 700 marinsave të tjerë ka provokuar reagimin e ashpër të Rusisë. Ambasada ruse në Oslo po e sheh këtë si akt armiqësor nga ana e Norvegjisë dhe ka thënë se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

“Kjo e bën Norvegjinë më pak të parashikueshme dhe mund të shkaktojë rritje të tensioneve, mund të nxisë garë ushtarake dhe të destabilizojë situatën në veri të Evropës”, ka thënë ambasada ruse në Oslo në një deklaratë në rrjetin social, Facebook.

“Ne e shohim këtë akt armiqësor që nuk do të mbetet pa pasoja”. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë