Loading…
Nis asfaltimi i mbi 20 rrugëve në Ferizaj
  • 06/09/2018 | 14:31

...

Ferizaj synon që gjatë vitit 2019 të përfundojë asfaltimin e të gjitha rrugëve në Komogllavë.


Ditët me kushte të volitshme klimatike kanë mundësuar zhvillimin e shumë projekteve infrastrukturore në terren.

Sot, për të parë nga afër punimet që po kryhen në asfaltimin e rrugëve të fshatit Komogllavë, doli edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Nga ajo që po realizohet me këtë projekt infrastrukturor në këtë fshat, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se ky investim do t’i kthej rëndësinë dhe qarkullueshmërinë kësaj zonë, që është ndër zonat më të bukura dhe të pasura me drunj dekorativ.

“Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Komogllavë një projekt me vlerë rreth 380 mijë euro ku do të bëhet asfaltimi i mbi njëzetë rrugëve në fshatin Komogllavë. Sot po fillojmë në rrugën “Mulla Ademi” e cila ka një gjatësi prej 880 metra dhe gjerësi 4.5 metër. Në ditët në vijim do të vazhdohet asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në këtë fshat. Për fshatin Komogllavë, përveç këtyre rrugëve që i kemi paraparë në projektin e këtij viti, gjithashtu në buxhetin e vitit 2019, kemi paraparë edhe një projekt të ri për rrugët e fshatit Komogllavë dhe besoj që me atë projekt do të përmbyllen të gjitha rrugët e fshatit Komogllavë dhe nuk do të mbetet pa u asfaltuar asnjë rrugë më në fshatin Komogllavë pas përfundimit të këtij projekti të cilin e kemi paraparë në vitin e ardhshëm”, citohet të ketë thënë drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ai ka njoftuar se me të njëjtin intensitet po punohet edhe në projekte të tjera në fshatra të tjerë dhe qytet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë