Loading…
Nis puna, së shpejti ndalesa për taksë në autostradën Kosovë-Shqipëri
  • 21/08/2017 | 22:45

...

Nisin punimet për ndërtimin e pikave të ndalimit ku automjetet do të jenë të detyruara të paguajnë taksë për të përshkuar autostradën në pjesën e Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe tunelin e Kalimashit.


Vendimi i marrë nga Ministria e Transportit të Shqipërisë ka filluar së zbatuari të hënën nga dy kompanitë e kontraktuara të cilat do të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për mbledhjen e kësaj takse.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të rrugës së kombit rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër në gjashtë korsi, do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet, rrethimin dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë si dhe vendosjen e trarëve, që do të shërbejë për vjeljen e taksës së rrugës.

Vendimi për taksimin e këtij aksi rrugor ishte parashikuar para shumë muajsh, por protestat e qytetarëve dhe bizneseve në Kukës, ka shtyrë zbatimin e këtij projekti.

Ndërkohë në pjesën kosovare të autostradës, nuk ka një vendim kur do të fillojë zbatimi i taksës rrugore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë