Loading…
Nis restaurimi i shtëpisë së Eqrem Çabejt në Gjirokastër
  • 16/06/2017 | 12:17

...

Banesa e tij sot po restaurohet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për “Mjeshtëritë tradicionale në ndërtim”.


Eqrem Çabej, albanologu që punoi për të ndriçuar historinë e gjuhës dhe kulturës së Shqipërisë kaloi fëmijërinë e tij në banesën me të njëjtin emër në lagjen Hazmurat të Gjirokastrës. Banesa e tij sot po restaurohet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për “Mjeshtëritë tradicionale në ndërtim”.

Eriselda ka studiuar inxhinieri dhe ka pasion restaurimin, por ka vendosur të fillojë përfshirjen në këtë fushë nga perspektiva e mjeshtrit. Athanasi punon me dru prej disa vitesh, por për herë të parë mëson si bëhet një restaurim.

Rubini, Gentjani, Maze, Kujtimi, Bledi, Agushi etj. janë duke mësuar çdo ditë e më shumë nga mjeshtrit Agroni dhe Lani, që në këtë zanat punojnë që fëmijë. Ndërtesat plot vlera të Gjirokastrës kanë nevojë çdo ditë për përkujdesje dhe mjeshtër që e bëjnë këtë punë me dashuri dhe përkushtim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë