Ka filluar me vonesë seanca e jashtëzakonshmë e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht kryeparlamentari Kadri Veseli, kërkoi të shtyhej seanca për 10 minuta, pasi kishte mungesë të deputetëve.
Më pas u konstatua se në sallë janë gjithsejtë 95 deputetë, gjë që mundësoi fillimin e punimeve.
Në këtë seancë pritet të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA)./Gazetametro.net