Loading…
NISMA mban Kuvendin e Punës në Kllokot
  • 11/07/2018 | 20:58

...

NISMA Socialdemokrate në Kllokot të mërkurën ka mbajtur Kuvendin e Punës. Me këtë rast kryesia e kësaj dege është zgjeruar. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai ka thënë se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror.

Ja postimi i plotë i tij:

Sonte në Kllokot mbajtëm Kuvendin e Punës. Bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në këtë Kuvend Pune në të cilin u bë zgjerimi i degës që nënkupton zgjerimin e kryesisë me anëtarë të tjerë dhe këshillin e degës.

Forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror. Me këtë rast kryetari i degës së NISMA Socialdemomrate në Kllokot, Mervan Rexhepi ka prezantuar një raport të detajuar të punës së kësaj dege.

Gjithnjë e më shumë po rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në NISMA’n Socialdemokrate. Gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen programit dhe kauzave tona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë