Loading…
Nisma tregon nëse po përgatisin marrëveshje për Demarkacionin me AKR-në
  • 23/01/2018 | 19:56

...

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala, ka demantuar deklarimet e deputetit Ilir Deda, duke thënë se nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet NISMA-s dhe AKR-së  për Demarkacionin me Malin e Zi.


Shala ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron dhe as që është diskutuar, dhe ka shtuar se Ilir Deda mund të flas vetëm për qëndrimet e partisë së tij.

“Nuk e di kur paska kaluar Ilir Deda në NISMA. Ai mundet me fole vetëm në emër të Alternativës tyre, kurse sa i përket marrëveshjes mes NISMA-s dhe AKR-së për të votuar Demarkacionin, nuk qëndron. Së paku kaq unë di. Kjo gjë nuk është diskutuar as nëpër struktura të partisë e asgjëkund”, ka thënë Shala.

Shala ka mohuar se ka një koordinim ndërmjet NISMA-s dhe AKR-së për një gjë të tillë.

“Qëndrimi i NISMA për Demarkacionin dihet, dhe aty qëndrojmë.  Besoj se qeveria po punon që të gjendet një zgjidhje për të dalë nga ky qorrsokak, por jo me marrëveshje të tilla siç paska deklaruar Ilir Deda. Një gjë e tillë nuk qëndron “, ka potencuar deputeti i NISMA-s.

I pyetur nëse NISMA do të ndryshoj qëndrim politik rreth çështjes së Demarkacionit, Shala ka thënë se një e tillë do të mund të ndodhte në rast të rishqyrtimit të disa pikave të marrëveshjes se Demarkacionit.

“ Parlamenti i Kosovës nuk është që është bllokuar, ai po punon. Qëndrimi ynë dihet, sepse nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo marrëveshje. Nëse ndryshohet diçka, apo nëse arrihet ndonjë ujdi për Malin e Zi për rishikimin e disa pikave të Demarkacionit, atëherë është diçka tjetër dhe mund të dalim me qëndrime të reja për Demarkacionin”, ka përfunduar Haxhi Shala për Periskopin.

Një gjë e tillë është mohuar edhe nga AKR-ja, të cilët kanë thënë se një gjë e tillë as që është diskutuar.

Ndryshe deputeti Ilir Deda sot gjatë ditës në një deklaratë të tij ka thënë se NISMA dhe AKR-ja po përgatitin një marrëveshje të re lidhur me Demarkacionin.

“Unë kam biseduar me disa anëtarë të Qeverisë të cilët nuk janë nga AAK-ja. Janë nga tjera parti tjera. Ata po mundohen që ta bëjnë një deklaratë me Qeverinë e Malit të Zi, e cila do ta rikonfirmon pikën 7 të marrëveshjes së demarkacionit e cila do thotë se në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, kishte deklaruar Deda në një emision televiziv.

“Unë jam i prirur të besoj që kjo iniciativë e qeverisë që nuk është AAK do të ketë sukses në mënyrë që të gjithë ta votojnë demarkacionin në Kuvend. Është iniciativë e NISMA-s dhe AKR-së, nëse nuk gaboj”, ka deklaruar Ilir Deda.

AKR tregojnë nëse po e përgatitin një marrëveshje të re për Demarkacion

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë