Loading…
Nisma’s në Gjilan i bashkohen dhjetëra gra
  • 17/03/2018 | 18:43

...

Rreth 30 gra i janë bashkuar sot NISMA-s Socialdemokrate në Gjilan.

Bajram Hasani, që është Ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga kjo parti, ka thënë se NISMA po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti.

“Sot i urojmë mirëseardhje në NISMA në Gjilan dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në NISMA kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka thënë Hasani.

Partia Nisma ishte formuar pas daljes nga PDK’ja të Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Në zgjedhjet e fundit kjo parti ka shënuar suksesin më të madh që nga themelimi, për nga numri i deputetëve në Kuvend si dhe për faktin që është një prej partive kryesore të koalicionit qeverisës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë