Loading…
Një federatë e re sportive pritet të i shtohet Kosovës
  • 14/06/2018 | 19:38

...

Ditëve të ardhshme pritet të themelohet Federata sportive më e re e Kosovës, Federata e Golfit!

Burime të gazetës Metro marrin vesh se tashmë është regjistruar klubi i parë i golfit dhe brenda muajit qershor do të regjistrohen edhe katër klube tjera për ta rrumbullakuar numrin prej 5 klubeve nga tre regjione të Kosovës ashtu siç e përcakton ligji për sport themelimin e një Federate.

Kjo Federatë pritet ta ketë shumicën absolute të lojtarëve nga Diaspora, me përjashtim të dy prej tyre të cilët jetojnë në Prishtinë.

Lojtarët nga Prishtina janë Blerim Sejdiu, anëtar i Federatës holandeze të golfit dhe Lavdim Zylfiu anëtar i federatës gjermane të golfit. Kjo Federatë pritet të sjellë befasi të ndryshme ngase brenda saj do të ketë lojtar profesionist. Qëllimi i Federatës do të jetë pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Lavdim Zylfiu eshte fitues i disa trofeve ne minigolf si përfaqësues kosovar i këtij sporti.

Republika e Kosovës ka gjithsej 13 lojtarë në ranglistën zyrtare të World Minigolfsport Federation dhe ky është numri më i madh që nga viti 2012 me ç’rast në rang listën zyrtare ka figuruar vetëm  kampioni i Kosovës Lavdim Zylfiu

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë