Loading…
Një futbollist e bëri të famshme por tani thotë se asnjë grua e lojtarëve nuk është e kënaqur
  • 21/03/2018 | 23:42

...

Erjona Sulejmani duket se vërtetë është zhgënjyer nga lidhja me futbollistin Erjon Xhemaili, sa që tashmë i konsideron të gjithë futbollistët të padenjë për të bërë të lumtura gratë e tyre.


Ish bashkëshortja e Blerim Xhemailit, ishte e ftuar këtë mbrëmje në Top Shoë Magazine. Ajo foli rreth ndarjes së saj me futbollistin dhe u pyet nga gazetari Ervin Kurti nese ia vjen apo jo të martohet një vajzë me një futbollist.

“Absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist. U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”.

Erjona e përshkroi jetën e saj me Xhemailin si brenda një “kafazi të artë”, ndërsa e shfrytëzoi këtë rast për të i bërë reklamë librit në të cilin do publikojë detaje të jetës private me Xhemailin.

“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, u shpreh Sulejmani.

Madje Erjona shtoi se nuk ka asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur në aspektin seksual.

“Unë nuk kam njohur asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur. Plot gra kam njohur dhe nuk janë të kënaqura as në aspektin e jetës e as në krevat”, u shpreh ajo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë