Një gjashtëvjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të pasqaruara në shkollën fillore ‘Zejnel Ajdini’, në fshatin Rainicë të komunës së Preshevës.
Mediat në Serbi raportojnë se trupi i pajetë i fëmijës është gjetur në dyshemen e klasës, shkruan gazetametro.net.
Mjekët e shkollës kanë provuar reanimacionin, por më pas kanë konstatuar vdekjen e nxënësit.
Ndërsa, thuhet se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja të dhunës. /gazetametro.net