Loading…
Një javë kryelajm: Vajza që mashtroi gjithë botën
  • 06/12/2017 | 17:57

...

 Javën e kaluar ishte në ballinat e gazetave, për ndërhyrjet e saj të shumëta në fytyrë për t’i ngjarë Angelina Jolie, aktores së famshme e të dashur hollivudiane, por e vërteta është se kjo është gënjeshtër.


Një vajzë nga Irani me emrin Sahar Tabar publikoi disa fotografi të sajat, duke pohuar se ka hargjuar mijëra euro, duke bërë kështu 50 operacione në fytyrë për t’u dukur si e famshmja Jolie, por në fakt ajo nuk ka kryer as një të vetëm, dhe të gjithë këtë dramë e ka bërë me photoshop, transmeton gazetametro.net

“Nuk kam bërë asnjë operacion. T’i ngjasoj një personi tjetër, sado i famshëm qoftë nuk bën pjesë tek objektivat e mi”, ka thënë ajo për mediet iraniane.

Sahar Tabar i mashtroi të gjithë duke kombinuar mjeshtërisht Photoshop-in me efektet e kameras së telefonit të vet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë