Loading…
Një kombëtare e madhe mund të bojkotojë Botërorin në Rusi
  • 12/03/2018 | 08:48

...

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja pasditen e së dielës në Salisburi të Britanisë së Madhe, pasi u ekspozuan ndaj një agjenti nervor.


Dyshimet e para të autoriteteve britanike e lidhin sulmin me Rusinë, por mbeten për t’u provuar. E nëse provohen, Londra mund të vendosë që të reagojë në të gjitha fushat, përfshirë edhe sportin.

Qeveria britanike është duke diskutuar një sërë opsionesh, që nga ndalimi i zyrtarëve për të ndjekur botërorin në Rusi, e deri tek bojkoti total i këtij evenimenti, duke tërhequr skuadrën e Anglisë.

Në këtë nismë, thonë mediat britanike, Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin dhe duket se gatishmëri ka gjetur nga Australia, Polonia dhe Japonia, të paktën deri më tani, transmeton TCH.

“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, citon “The Times” një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Në rast bojkoti, Anglia rrezikon që të ndëshkohet me pezullim edhe nga botërori i 2022 në Katar. Botërori në Rusi nis më 14 qershor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë