Loading…
Një linjë e autobuseve urban të Prishtinës zgjat orarin deri pas mesnatës
  • 10/08/2018 | 22:17

...

Qytetarët e Prishtinës që nga sonte e deri të dielën mund ta shfrytëzojnë transportin publik të linjës katër më gjatë se zakonisht.


Autobusët urbanë të linjës katër do të punojnë deri në orën 02:00 pas mesnate.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se një gjë e tillë po ndodh për shkak të festivalit “Sunny Hill”, ku si protagoniste e këtij viti është këngëtarja e njohur botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.

“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjen 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielën”, ka shkruar Ahmeti./kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë