Loading…
Një milion katalonas rrugëve të Barcelonës: Lamtumirë Spanjë (Video)
  • 12/09/2017 | 18:21

...

Rreth një milion njerëz kanë festuar mbrëmë nëpër rrugët e Barcelonës Ditën Kombëtare të Katalonisë, duke përkrahur pavarësinë e këtij vendi nga Spanja, tri javë para referendumit mbi vetëvendosjen, të cilin pushteti spanjoll nuk e lejon.


Bulevardet e gjëra të qytetit ishin të vërshuara me njerëz, numri i të cilëve, sipas vlerësimit të policisë së Barcelonës ishte një milion.

Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur flamurin e pavarësisë – “Estelada’n” me trekëndëshin e kaltër me yll të bardh. Fotografitë nga aeroplani kanë paraqitë avenytë përplot me njerëz në të cilat valonte flamuri i pavarësisë.

Masa e bartte parullën e madhe me thirrje për mbajtje të referendumit mbi vetëvendosje. Shumica kanë mbajtur pllakatet “Lamtumirë Spanjë”, në gjuhën katalonase, transmeton gazetametro.net.

Festa e sivjetme mbahet në vazhdën e tensioneve gjithnjë e më të mëdha rreth referendumit mbi pavarësinë të cilin zyrtarët katalonas e kanë thirrur më 1 tetor.

Derisa Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka ndaluar referendumin, liderët katalonas kanë paralajmëruar se pavarësisht nga kjo, referendumi do të mbahet.

Qeveria e Spanjës, me seli në Madrid, do të bëjë thirrje për pengimin e votimit, të cilin e konsideron jolegal.

Partitë katalonase kanë pretenduar se tubimi i sotëm i qytetarëve tregon forcën e cila do të jep mbështetje projektit të tyre.

“Sot kemi thënë në mënyrë të qartë se asnjë urdhër i ndonjë gjykate nuk do të na ndal”, ka thënë George Sanchez, shefi i lëvizjes Asamblea Nacional Katalana, në fjalimin e tij për popullin. Tubimi në të cilin morën pjesë familje të tëra, ka kaluar me gëzim. Në një moment masa filloi njëzëri të bërtas “Independensia” (Pavarësi).

Shumica e katalogëve po e përkrahë mbajtjen e referendumit dhe shkëputjen e këtij vendi nga Spanja.

Si çdo 11 shtator, manifestimi zyrtarisht filloi në orën 17:14 për të përkujtuar vitin 1714 kur Barcelonën e okupuan trupat e mbretit Philip i Pesti, i cili atëbotë e aneksoi këtë vend. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë