Loading…
Një muaj paraburgim për deputetët, VV e quan tentim për t’u marrë fitoren e zgjedhjeve
  • 24/11/2017 | 14:10

...

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilët u arrestuan sot derisa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës, janë dërguar menjëherë në paraburgim.


Tre deputetët e arrestuar u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Gazeta Metro.

Urdhërarresti i Gjykatës Themelore ndaj këtyre deputetëve ishte me kohë i specifikuar me këto masa.

Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka drejtuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë dhe njerëzve të përfshirë në të.

Ai e ka quajtur këtë edhe si një përpjekje për t’u vjedhur, siç ai u shpreh, fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që tre deputetët e Vetëvendosjes janë arrestuar sot para dyerve të kuvendit të Kosovës, si pasojë që vazhdimisht kishin refuzuar që të paraqiten në seancat gjyqësore të thirrura për ta – në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në seancat e kuvendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë