Loading…
Një natë para vendimit për Mladic’in
  • Nga

  • SNEZANA CONGRADIN

  • 24/11/2017 | 15:56

...

Shkruan: Snezana Congradin

Një natë para shqiptimit të aktgjykimit më të rëndësishëm në këto hapësira. Aktgjykimi për Ratko Mladic’it për gjenocid dhe krime të tjera të tmerrshme të luftës, të cilat i ka kryer në emër të gjithë neve.

Prapa me shekuj. Por gjithashtu edhe përpara me shekuj. Nuk i ka kryer vet. I ka kryer me ndihmën, përkrahjen dhe urdhrin e shtetit tonë – Serbisë. Të atyre të cilët qytetarët i kanë zgjedhur të jenë përfaqësues dhe t’i udhëheqin në luftë në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Ata të gjithë ne na kanë shndërruar në përbindësha, të trentë dhe të marrë të këqij dhe primitiv, të gatshëm të përshëndesin, arsyetojnë dhe të marrin pjesë në gjenocid ndaj popullit tjetër. Dhe, jo është një e vërtetë e përjetshme dhe e pandryshueshme. Mund të bëni salto teorike, të thirreni në eksperienca të tjerëve, të krahasoni, ta lutni Zotin për ndihmë. Badihava, nuk vlen. Jo vetëm që dikur e keni zgjedhur Ratko Mladic’in, por edhe dy dekada më vonë i keni zgjedhë përsëri ata të cilët në vitet e nëntëdhjeta ishin urdhërdhënësit e tij dhe e kanë inspiruar politikisht për gjenocid. Në ndërkohë ishit në anën e mbrojtësve dhe relativizuesve të tij.

Aktgjykimi u morr, mirëpo, vetëm ndaj disa kryerësve të drejtpërdrejtë, në mes të cilëve është edhe gjakatari më i madh – Ratko Mladic. Megjithëse, neve ne jemi gjykuar moti. Ne jemi populli në emër të cilit kasapi i Ballkanit i ka dërguar në vdekje aq shumë mijëra njerëz, vëllezër dhe bashkëkombës tonë – boshnjakë. Vetëm për atë se janë myslimanë, e jo ortodoksë, siç deklarohen shumica prej juve serbeve dhe serbëve. Unë nuk jam ortodokse, jam ateiste. Gjithashtu nuk jam as serbe, sepse e kam turp të deklarohem në bazë kombëtare, më duket se, për shkak se jam serbe, dhe sidomos për këtë. Nata para aktgjykimit ndaj Ratko Mladic’it.

Të gjithë juve të cilët si të përmendet gjenocidi menjëherë shndërroheni në ekspertë të drejtës ndërkombëtare, dhe filloni të sqaroni se çfarë është në të vërtet gjenocidi, gjegjësisht se nuk është ajo çfarë i atribuohet gjeneralëve të Ushtrisë së Republikës Serbe si vepër e krimit, pa kurrfarë arsimimi dhe dijes së materies me të cilën po mirreni – vetëm mund t’ju urojë. T’ju urojë për sipërfaqësinë dhe gatishmërinë që budallallëkun dhe mosdijen e juaj aq publikisht dhe aq lehtë e ekspozoni dhe e paraqitni para botës. Ju urojë, në të vërtet, për përparimin dhe mprehtësinë se keni vërejtur se megjithatë, gjenocidi është diçka i keq, dhe po mbroheni prej tij. Ky është hap i madh prej asaj çfarë keni menduar në vitet e nëntëdhjeta por edhe të dymijta – se gjenocidi është fitore. Se gjenocidi ndaj myslimanëve mizorë është mjet shumë i arsyetuar për mbrojtjen e serbizimit dhe Serbisë.

Gjithashtu, këta punëtorë publikë dhe njerëz të thjeshtë dëshiroj t’i urojë në mungesë të plot të ndërgjegjes për atë se sa është e tmerrshme dhe e pështirë ajo që është kryer në emër të tyre. Për këta që tallen me gjenocidin dhe flasin me ironi për të, të cilët tregojnë me gisht në drejtim të atyre të cilët megjithatë e kuptojnë dhe bashkë ndjejnë jo vetëm me viktima por edhe me vet ata, me ata pjesëtarë të mjerë të shoqërisë së vet, duke u arsyetuar me manipulim medial dhe statusin e viktimës të cilën e kanë përvetësuar. I uroj edhe këta që atë përqindje të vogël të bashkësisë e cila dëshiron që me ballafaqim dhe pranim të gjenocidit dhe krime tjera të tmerrshme ta heqin vulën nga i gjithë kombi, që të ndodh katarsisi dhe ballafaqimi i qartë me përgjegjësinë e krimeve të kryera, i quajnë të ngarkuar, të marrë të flaktë, nëse jo edhe tradhtarë dhe ata të cilët punojnë kundër interesave të kombit të vet. Vërtet, ju lumtë. Ju dëshirojë që fëmijët e juaj, kur të kthehen prej shkollës, t’ju pyesin se çfarë keni bërë, që të skuqeni dhe mendoni përse isha aq idiote apo idiot. Mirëpo, e di. Kjo juve nuk do të ndodh kurrë. Do të kaloni përtej të gjitha bindjeve tuaja dhe do të thoni – nuk kam bërë unë. Nuk kam përkrahë, nuk kam mohuar, nuk i kam përqeshur ata të cilët nuk e kanë bërë. Unë jam objektiv, nuk jam i flaktë. Pikërisht si mendoni se sot jeni të lartësuar dhe nuk ndieni trishtimin dhe nuk e lëshoni një lot për viktima.

Për këtë arsye i pyes ata, të cilët janë kundër pushteti aktual, sepse për ata të cilët e përkrahin është e panevojshme – përse ju pengon Aleksandar Vucic. Çfarë ju pengon Aleksandar Vulin, Ivica Dacic dhe zëdhënësit tjerë të gjenocidit dhe krimeve të luftës? Po, ju në të vërtetë jeni ekipi i njëjtë. Ekipi i relativizuesve, të nacionalistëve budalla me dallim se ata kanë profituar ndërsa ju jo. Të varfër, me teori të komploteve botërore kundër shtetit tonë “të drejtë”, jetoni jetën e një njeriu të vogël i cili kurrë nuk do të turpërohet me budallallëkun e vet. Sepse, nëse jeni njerëz, e keni të afërt çdo shpirt, çdo njeri i cili është vrarë në mënyrë gjakatare në emër tuaj, nga ana e atyre të cilët kanë kryer ekzekutime duke u fshehur prapa krenarisë suaj nacionaliste. Jeni viktima të kryerësve të gjenocidit menjëherë pas atyre njerëzve të pafat të cilët kanë pësuar në masakra të tilla, sepse jeni të mallkuar dhe të pandryshuar. Kush ju ndalon të lexoni, që të kuptoni të merrni vesh? Jeni përtacë, budalla dhe të pandjeshëm. Por, me ego të madh. Me ego i cili është karakteristik pikërisht për ata çfarë jeni ju. Madje edhe fati i Ratko Mladic’it është më madhështor se i juaji, sepse ai së paku është dënuar për atë çfarë ka bërë, ndërsa ju gjithnjë prej fillimit dënoheni e dënoheni, çdo ditë, për shkak të krimeve të tjerëve, gjithnjë derisa nuk dilni nga ajo marrëzi e ngadaltë dhe nuk e lëshoni një lot për viktima. Turp të keni.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë