Loading…
Një nxënës i klasës së katërt dërgon një vizatim në shkollë, mësuesja lajmëron policinë menjëherë
  • 06/12/2017 | 16:20

...

Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia ka arrestuar një person 33-vjeçar nën dyshimin se ka paralajmëruar një tragjedi në një shkollë, përmes një vizatimi që i ka dhënë një nxënësi të klasës së katërtë për ta dërguar në klasë.


I arrestuari Robert Paul Alexandar Edwards, ka vizatuar një shkollë që është përfshirë nga zjarri, derisa njerëzit që ikin qëllohen me revole nga një burrë. Gjithashtu, shiheni dy persona që janë të mbuluar me gjak, derisa i ka shkruar edhe disa klithma njerëzish si edhe disa fjalë “piu, piu, piu” dhe “aaaa dhe po digjet, transmeton gazetametro.net

Ky vizatim i është dhënë një nxënësi të klasës së katërtë për ta dërguar në shkollë, dhe mësuesja menjëherë ka lajmëruar policinë dhe më ç’rast e kanë arrestuar personin në fjalë. Paul Alexandar Edwards është arrestuar edhe për kërcënimet e shkruara, me të cilat paralajmëronte se do të kryej vrasje apo të lëndoj njerëz.

Këto raste në Florida janë shumë të njohura, sidomos këto paralajmërime në shkolla, prandaj edhe policia me shumë seriozitet dhe i parandalon rreziqet nga to.

“Vendi jonë është goditur shumë herë nga tragjedi të tmerrshme nëpër shkolla. Për këtë arsye, situatat e tilla i trajtojmë me seriozitet”, ka deklaruar sherifi Mike Harrison./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë