Loading…
Një person i armatosur merr peng tre njerëz në Francë
  • 12/06/2018 | 20:09

...

Një njeri i armatosur besohet të ketë marrë peng tre persona në “Rue des Petites Ecuries” në Paris. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policë të armatosur dhe zjarrfikës.

Dëshmitarët thanë se njeriu pretendonte se posedonte një armë dhe një bombë.

Dëshmitari besohet t’i ketë thënë policisë se një peng u “plagos rëndë” pasi ai goditi viktimën. Dy pengjet e tjera, të cilat mund të përfshijnë një grua shtatzënë, janë në gjendje të mirë.

Një gazetar tha se dy pengje ishin marrë në një zyrë të agjencisë reklamuese pranë stacionit “Gare du Nord Eurostar”.

Një burim sigurie në vendngjarje tha se njeriu donte të fliste me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë