Loading…
Një pyetje publike për Eurodeputetin Posselt
  • Nga

  • BARDHYL META

  • 14/02/2018 | 13:56

...

A keni informata, i nderuari z.Bernd Posselt, nëse Presidenti Rus Putin ka edhe në Kosovë – përveç që paska në BE – ndonjë Kali Troje?

Sado që Kancelari i nderuar Austriak, z.Sebastian Kurz, e mbylli edhe zyrtarisht debatin rreth “dilemave” të zëvendësit të tij, kur deklaroi qëndrimin shtetëror e zyrtar të Austrisë, se:

“Austria, ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën, dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”! – megjithatë, dilema e përmbyllur dhe sqaruar edhe zyrtarisht nga niveli më i lartë në Austri – rreth shtetësisë e Pavarësisë së Kosovës – për çudi të Zotit, po ushqehet e davaritet, edhe në vet Republikën e Kosovë, përmes zërave dhe pseudo dilemave, rreth Flamurit të Republikës dhe njëkohësisht edhe përmes lansimit të opsioneve të përfolura, për ndarjen e Kosovës…?

Më duket do të ishte mjaftë interesante e dobiprurëse, sikur të kishim mundësi ta dëgjonim mendimin e Eurodeputetin gjerman, Bernd Posselt, të deklarohej edhe rreth dilemave tek kjo pjesë e këtyre Kosovarëve – ndërkohë që mendimi i tij rreth zëvendës Kancelarit Austriak Heinz-Christian Strache, i cili mohoi shtetësinë, sovranitet dhe Pavarësisë e Kosovës, ishte i qartë dhe i prerë:

“Njerëz të tillë, janë si kali i Trojës së Putinit në BE, sepse Moska po bën gjithçka që mundet, për ta hedhur poshtë Pavarësinë e Kosovës”!

– Atëherë: A keni informata, z. Bernd Posselt, nëse Presidenti Rus Putin ka edhe në Kosovë – përveç që paska në BE – ndonjë Kali Troje?

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë