Loading…
Një qendër mjekimi me kanabis medicinal do të hapet në Kroaci
  • 11/02/2018 | 14:28

...

Në Kroaci së shpejti do të jetë qendra e parë evropiane për mjekimin me kanabis mjekësore. Qendra do të jetë e vendosur në zonën e banjës Shën Martin, në veri të Kroacisë.


Terapia e kanabisit do të jetë kryesisht për njerëzit me sëmundje kronike dhe do të zgjasë për tre javë, ndërsa nga prilli qendra do të jetë në dispozicion për njerëzit e tjerë, transmeton gazetametro.net

”Nuk ka asgjë të paligjshme këtu, vaji i kanabisit do të përdoret vetëm për qëllime mjekësore”, thanë nga kjo Qendër.

Trajtimi do të kushtojë rreth 400 euro në ditë, por përkundër çmimit të lartë, interesi është shumë i madh për këtë trajtim me kanabis mjekësor. Qendra pret vizitorë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë