Hardh Fest tashmë padyshim është bërë një prej festivaleve më të mdha në Kosovë.
Këtë vit vlerësohet se në këtë festival kanë qenë të pranishëm rreth 70 mijë vizitorë.
Televizioni më i madh nga Shqipëria, Top Channel, ka realizuar një reportazh për këtë festival, ku ka përmbledhur të gjitha aktivitetet që janë realizuar gjatë ditëve të festivalit, duke përfshirë aktivitetet e vjeljes së rrushit, e deri te koncertet e famshme të mbrëmjeve.
Rahoveci, ka me dhjetëra prodhues të verës e rakisë dhe për këtë prej 17 vitesh organizon festivalin e tij tashmë tradicional për të promovuar vreshtarinë dhe zonën.