Loading…
Një rus u premtoi dosje të fshehta: Amerikanët të mashtruar
  • 10/02/2018 | 14:05

...

Pas muajsh “negociatash”, spiunët amerikanë kanë qenë të mashtruar nga një person i dyshimtë me origjinë ruse duke i paguar atij 100 mijë dollarë me premtimin që do të rimerrnin materiaet e vjedhura nga NSA (Agjencia Kombëtare e Sigurisë) dhe një dosje kompromentuese për presidentin Donald Trump.


Gazeta New York Times zbulon gjithçka, duke cituar burime të inteligjencës evropiane dhe amerikane.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga gazeta, një valixhe me para u dorëzua në një dhomë hoteli në Berlin shtatorin e kaluar: ishte kësti i parë i një pagese totale prej një milion dollarësh.

Sipas zyrtarëve të agjencisë, spiunët amerikanë nuk dëshironin materialin për Trump por ishin të interesuar për mjetet që ishin përdorur për sulmin kompiuterik “haker” ndaj agjensisë NSA. Personi me origjinë ruse dyshohej se kishte lidhje me inteligjencën e Moskës dhe një rrjet kriminelësh kibernetikë nga Evropa Lindore. Shtetet e Bashkuara përfundimisht e thyen marrëveshjen me dyshimin se ishte një operacion i orkestruar nga Moska.

Ndërsa në frontin e Russiagate Donald Trump nuk ka miratuar publikimin e raportit të klasifikuar të demokratëve në Kongresin Amerikan, lidhur me ndërhyrjet Moskës në zgjedhjet presidenciale USA. Shtëpia e Bardhë e ka rikthyer memorandumin përsëri në Komisionin e Inteligjencës të Kongresit për të bërë ndryshime në mënyrë që të mund të deklasifikohet si material sekret.

Shpjegimi i avokatit të Shtëpisë së Bardhë, Donald McGhan, është se materiali përmban të dhëna të ndjeshme dhe si të tilla nuk mund të bëhen publike. Dosja e demokratëve u përgatit në përgjigje të draftit anti-FBI të hartuar nga republikanët e të njëjtit komision në Kongres dhe për të cilin presidenti dha dritën jeshile për publikimin pa kufizime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë