Loading…
Një shpend shkakton 500 dollarë dëm në dyqanin e alkoolit (Video)
  • 08/06/2017 | 17:38

...

Një kafshë e egër në një lokal të mbushur me shishe xhami dhe një person që tenton ta kapë atë është ‘receta’ për një katastrofë të sigurtë.


Një shpend i njohur për bukurinë dhe madhësinë e tij kishte përfunduar disi në një lokal ku shitet alkool, në Kaliforni të SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Associated Press, shpendi hyri disi në lokal përmes derës kryesore pa u vërejtur nga pronari, derisa një konsumator e pa atë dhe e paralajmëroi të zotin e dyqanit.

Pronari Rani Granem tentoi ta largonte shpendin, por ai u ngjit në majë të shisheve të alkoolit. Pronari 21 vjeçar e telefonoi policinë dhe kontrollin e kafshëve.

Zyrtarët tentuan ta kapin shpendin, por në proces, shpendi theu shishe alkooli me vlerë 500 dollarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë