Loading…
Një shqiptar ekstradohet në vendlindje nga Gjermania
  • Jan 11, 2017 | 18:42

...

Gjykata e Oldenburgut në Gjermani ka vendosur që një shqiptar 42-vjeçar të ekstradohet në vendlindje, transmeton gazetametro.net

Ai në Shqipëri ishte i dënuar në mungesë me dy vjet heqje lirie nga një gjykatë shqiptare, përcjell albinfo.ch.

42-vjeçari ishte dënuar për shitje gjësendesh në një market të dorës së dytë, por problemi ishte se ato që shiti nuk ishin të tij.

Ai u shpall në kërkim nga Interpoli dhe është arrestuar në Emsland. Mashkulli me nënshtetësi shqiptare ishte mbrojtur nga një avokat në Shqipëri, por më pas kishte ikur në Gjermani dhe për të shmangur ndonjë arratisje tjetër, gjykata e Oldenburgut ka vendosur ta ekstradojë në vendlindjen e tij, ku ai pritet të vuajë dënimin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë