Loading…
Një tërmet shumë i fuqishëm godet ishujt e Amerikës Qendrore
  • 10/01/2018 | 12:03

...

Tërmeti i fuqisë 7,6 shkallë të Richter’it i ka goditur ishujt e Hondurasit dhe është ndjerë edhe në pjesën veriore të Amerikës Qendrore, por nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme, kurse paralajmërimi për cunami zgjati 12 orë, transmetojnë agjencitë.

Tërmeti ndodhi natën në mes të martës dhe mërkurës në Detin e Karaibeve në ujërat e Hondurasit, ka publikuar Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS).

Paralajmërimi për cunami është shpallur në katër krahina të Hondurasit. Për momentin nuk ka lajmërime për viktima dhe dëme materiale.

Tërmeti ndodhi rreth 44 kilometra në lindje të Ishujve Swan në thellësi prej 10 kilometrave, ka publikuar USGS. Ishujt Swan i takojnë shtetit të Hondurasit dhe gjenden në mes të Belizes dhe Kubës.

“Në bazë të parametrave të para të tërmetit valët e cunamit janë të mundshme në zonën prej 1.000 kilometrave rreth epiqendrës”, ka publikuar Qendra amerikane për paralajmërim të cunamit.

Qendra ka lajmëruar “kërcënimin” e cunamit për Kubën, Meksikën, Hondurasin, Belizen, Xhamajkën dhe Ishujt Kajman./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë