Loading…
Një tjetër shqiptar kalon në Seria A
  • 13/06/2018 | 15:36

...

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare nuk po ndalet me transferimin e shqiptarëve në klubin që është aktualisht edhe ai, mediat italiane kanë raportuar se një tjetër shqiptar do të bëhet pjesë e klubit të Lazios.

Skuadra e Lazios thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Real Betis për mbrojtësin, Riza Durmisi.

Sipas mediave italiane, klubi i Lazios ka mbyllur një marrëveshje prej 7 milionë euro për mbrojtësin anësor, Durmisi do të jetë shqiptari i dytë në ekipin e Lazios, nëse Thomas Strakosha nuk largohet nga Serie A.

24-vjeçari përfaqëson Danimarkën, ndërsa te Betisi shkoi në vitin 2016 nga Brondby.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmisi apo Durmishi, ka rënë edhe në radarin e Liverpoolit. Sipas Dailymail, skautët e skuadrës së madhe angleze janë vënë pas reprezentuesit danez, mbrojtësit të majtë, Riza Durmisi, pasi është i pëlqyeri i trajnerit Jurgen Klopp.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë