Loading…
Një vepër e Modiglianit shitet me çmim marramendës
  • 20/05/2018 | 13:09

...

Vepra nga viti 1917 e cila tregon gjithë figurën e një gruaje mbi çarçafë të bardhë, e cila shikon rastësisht pas shpinës së saj u shit për 139 milionë dollarë përfshirë taksat


Shitja e shumëpritur e pikturës “Nu Couche” nga Amedeo Modigliani, mezi arriti shumën fillestare prej 150 milionë dollarëve kur doli në ankand në Nju Jork.  Vepra nga viti 1917 e cila tregon gjithë figurën e një gruaje mbi çarçafë të bardhë, e cila shikon rastësisht pas shpinës së saj u shit për 139 milionë dollarë përfshirë taksat.

Ndonëse është çmimi më i lartë në ankand të shtëpisë Sotheby’s ndonjëherë, vepra megjithatë nuk ngjalli entuziazëm mes blerësve, derisa çmimi i parë ishte 125 milionë dollarë.  Po kaq lirë u shit edhe një vepër tjetër e Modiglianit në ankandin e Sotheby’s në vitin 2015 për 170.4 milionë dollarë.

Por dy shitjet e bëjnë artistin shumë të jashtëzakonshëm në tregun e artit, meqë është i vetmi artist i cili shiti dy vepra për më shumë se 150 milionë në ankande, tha Simon Shaë, ekspert i Sotheby’s për artin impresionist dhe modern.

“Ai është artist i cili tejkaloi pritjet. Ai nuk i ndoqi trendet kur e kishte bërë këtë pikturë në vitin 1917. Vepra e tij ishte shumë më ndryshe krahasuar me Pikason ose kubizmin, apo artistët tjerë të cilët punuan me të” tha Shaë.

Vepra e Claude MOnet nga viti 1896 “Mëngjesi mbi Senë” u shit nëpërmes telefonit për 20.5 milionë euro.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë