Loading…
Një vrasës serik irlandez dyshohet për vrasje të studentëve që prej 1990
  • 22/05/2018 | 23:42

...

A është rrëmbyes i nxënësve ‘trekëndëshi irlandez’ vrasësi serik?”, kështu pyet Daily Mail në një shkrim mbi kidnapimin dhe vrasjen e studentëve në Irlandë që prej 1990.

Gazeta shkruan se Policia po heton nëse i dyshuari që rrëmbeu dhe mbylli gruan e tij ishte pas një serie zhdukjesh famëkeqe në vitet 1990 e tutje.

Mark Hennessy, 40 besohet të ketë telefonuar gruan e tij, me të cilin ka dy fëmijë të mitur, të rrëfejë vrasjen e Jastine Valdez, 24 pak para se të vritet nga policia të dielën.

Zyrtarët mendojnë se ai rrëmbeu dhe mbylli Valdez të shtunën para se të hidhnin trupin e saj në zonën e Kështjellës së Puçkës ku u gjet ajo të hënën.

Më pas, ai u qëllua për vdekje nga policia pasi ai u përplas me oficerë me thikë. Tani po kontrollohet ADN-ja e Hennessy për krimet e fundit të seksit dhe rasteve të personave të zhdukur për të parë nëse ai ishte vrasës serik.

Të përfshira në rishikim janë rastet famëkeq të trekëndëshit të viteve ’90, ku një sërë femrash u zhdukën pa gjurmë në zonën Leinster. Të gjitha ishin studente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë