Loading…
Njerëzit e suksesshëm kanë një gjë të përbashkët
  • 05/01/2017 | 18:15

...

Njerëzit që kanë arritur të bëhen miliarderë dhe të suksesshëm janë shumë të rrallë. Mes të tjerash, ata kanë një gjë të përbashkët: lexojnë jashtëzakonisht shumë.


Kur Warren Buffett, një prej njerëzve më të pasur në botë, ishte pyetur për sekretin e suksesit të tij, ai tha se ‘lexon 500 faqe në ditë’. “Kjo është mënyra sesi funksionon dituria. Ajo ndërtohet, si strukturë komplekse dhe secili nga njerëzit mund ta bëjë, por shumica nuk arrijnë ta bëjnë”, kishte thënë Buffett.

Ai e çonte këtë shprehi në ekstrem pasi lexonte 600 deri në 1 mijë faqe brenda ditës në kohën kur kishte filluar aventurat e tij në biznes. Edhe sot, si 86 vjeçar, ai ia kushton 80 përqind të kohës leximit të librave , gazetave dhe artikujve në përgjithësi.

Më poshtë i kemi paraqitur disa njerëz të suksesshëm të cilët e kanë pranuar se leximi është faktor kyç në suksesin e tyre.

  • Bill Gates lexon 50 libra në vit, që i bie se ai e përfundon së lexuari një libër brenda javës.
  • Mark Cuban lexon më shumë se 3 orë brenda ditës.
  • Elon Musk është lexues i pasionuar. Kur u pyet se si ia bënte për të ndërtuar raketa, Musk tha se ‘lexoj libra’.
  • Mark Zuckerberg e lexoi një libër brenda dy javëve gjatë vitit 2015.
  • Oprah Winfrey zgjedh një libër në muaj si më të mirin, që e paraqet para anëtarëve të një klubi të librave që ajo e drejton.

Dhe kjo nuk është e tëra. Një studim tregoi se nga 1 mijë e 200 njerëz të pasur, shumica prej tyre e kishin shumë të zhvilluar shprehinë e leximit. Megjithatë, ata nuk lexojnë çdo gjë dhe i kushtojnë kohë të caktuar edhe përzgjedhjes së librave që do të lexojnë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë