Loading…
Njeriu i çajit bëhet me shtëpi një ditë para Bajramit
  • 14/06/2018 | 11:05

...

Ishte bërë shumë i famshëm me faktin se pi shumë çaj. Adnani nga Vushtrria që thoshte se i pi deri në 70 çaja gjatë ditës, u bë edhe me shtëpi të re.


Kjo ka ndodhur vetëm një ditë para, siç myslimanët e quajnë, natës së Bajramit, shkruan gazetametro.net.

Njoftimin për shtëpi të re e ka bërë humanisti Halil Kastrati, i cili edhe i ka publikuar fotografitë teksa ia dorëzojnë çelësat Adnanit, së bashku me aktorin Shpëtim Desku.

Në fotografi shihet Adnani teksa qëndron para derës, ndërkohë që në një fotografi tjetër ata shihen brenda shtëpisë së tyre të re.

E Adnani nuk është i vetmi që u bë me shtëpi të re pak para Bajramit. Kastrati ka publikuar edhe shtëpitë e tjera të dhuruara në Skënderaj e Mitrovicë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë